Digital Skills Albania synon të krijojë një gjeneratë të re, të denjë për tregun global të punës digjitale.
Ne jemi të dedikuar në ofrimin e edukimit digjital praktik dhe lehtësisht të aksesueshëm për të gjithë Shqiptarët kudo ata ndodhen.
Platforma jonë nxit kulturën e të mësuarit në mënyrë të vazhdueshme, duke ofruar programe gjithëpërfshirëse online, të cilat ndihmojnë në pajisen e studentëve me aftësitë më të kërkuara sot në industrinë e IT, në tregun lokal dhe atë global të punës.
Kurset tona janë të përshtatura si për fillestarët ashtu edhe për profesionistët, duke nxitur një komunitet të interaktiv studentësh, të gatshëm për të patur sukses falë aftësive të sapo fituara dhe ndarjen e eksperiencave të tyre.
Programi ynë inkurajon studentët të eksplorojnë mundësitë e panumërta të zhvillimit si profesionistë të lirë [Freelance], apo punësimit në distancë [Remote Working] qoftë Full-Time apo Part-Time, duke promovuar fleksibilitetin dhe autonominë në karrierë.
Impakti i Digital Skills Albania
- Mbi 1000 Studentë
- Normë diplomimi 3.7x më e lartë se industria
- 9.5/10 vlerësimi nga studentët
- 1/3e studentëve gjejnë punët e para si Freelancers benda 2 muajve të parë pas mbarimit të kursit
- ⅔ e studentëve tanë sot fitojnë paga 3 herë më të larta se paga mesatare në Shqipëri, brenda vitit të parë pas mbarimit të kursit.
Pse Digital Skills Albania?
- Mësim i zhilluar nga mentorë me përvojë shumëvjecare në industri dhe me eksperiencë të gjatë si profesionistë të lirë (Freelancers), duke ofruar njohuri dhe udhëzime praktike për sukses në botën e punës digjitale.
- Sesione live të cilat regjistrohen dhe mund të rishikohen duke u dhënë mundësinë dhe fleksibilitetin të gjithëve për të mos humbur asnjë orë leksioni, edhe nëse nuk kanë gjithmonë mundësinë ti ndjekin seancat live.
- Mentorim i dedikuar dhe konstant përgjatë programit të plotë 4 mujor, nëpërmjet klasave live, 6 orë në jave dhe seancave të supportit, të disponueshme cdo ditë të javës.
- Akses i përhershëm në videot dhe materialet e kursit, dhe pas mbarimit të tij.
- Certifikata që njihen nga industria, të cilat mund të vërtetojnë kredencialet tuaja llehtësisht online për këdo, në sajë të QR Code Unik dhe mund të shpërndahen në rrjetet sociale dhe ato profesionale, duke rritur besueshmërinë e aftësive tuaja dhe mundësitë e punësimit.
- Komunitet bashkëpunues studentësh, mentorësh dhe ekspertësh të industrisë.