Freelancing dhe Soft Skills
Zbuloni potencialin tuaj si freelancer dhe mësoni si të lundroni me siguri në botën e punës së Frelancing. Kursi ynë Freelancing është krijuar për t’ju ofruar njohuritë themelore dhe aftësitë praktike të nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës Freelance.
Kursi i Freelancing ofron një kurrikulë gjithëpërfshirëse që përfshin bazat e freelancing, aftësitë thelbësore dhe njohuri praktike rreth platformave të njohura si Upwork dhe Fiverr. Gjatë 4 javëve, do të fitoni njohuri të vlefshme rreth parimeve të freelancing, aftësive sipas kërkesës, navigimin në platformat Fiverr dhe Upwork dhe krijimin efektiv të CV-së tuaj, paketave të shërbimeve dhe kontaktit me klientët potencialë.
Formati i kursit: Çdo javë do të përbëhet nga sesione online interaktive, seanca pyetjesh dhe përgjigjesh, ushtrime praktike dhe detyra për të përforcuar objektivat e të mësuarit. Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu akses në burime plotësuese, të tilla si materiale leximi, video mësimore dhe mjete online, për të mbështetur udhëtimin e tyre mësimor.
Temat e mbuluara:
- Të kuptojmë botën e Freelancing (punës së pavaruar)
- Krijimi i profileve tërheqëse në Upwork dhe Fiverr
- Shkrimi i propozimeve bindëse për të fituar projekte
- Ndërtimi i reputacionit si TOP Freelancer dhe gjetja e klientëve të huaj
- Maksimizimi i të ardhurave dhe suksesit të strategjive
Java 1: Hyrje në Botën e Freelancing / Çfarë ju pret?
Hyrje në freelancing
Ekosistemi i freelancing dhe trendet e tregut
Aftësitë sipas kërkesës së tregut bazuar në platformat më të famshme
Java 2: Upwork
Hyrje në Upwork
Gjetja e Punës në Upwork
Shitja e shërbimeve tuaja në Upwork / Krijimi i një katalogu projektesh tërheqëse
Java 3: Fiverr
Hyrje në Fiverr dhe veçoritë kryesore
Shitja e shërbimeve tuaja në Fiverr – Si të optimizoni profilin tuaj për të pasur sukses
Ushtrim Interaktiv – Krijo deri në 3 Gigs për ti shitur shërbimet tuaja klientëve potencialë të cilët vijnë me buxhete të ndryshme
Java 4: Ndërtoni brandin tuaj dhe investoni tek ai
Krijimi i një CV-je si freelancer që tërheq vëmendjen dhe ju sjell klientë
Udhëzime për regjistrimin e videove të intervistave online
Gjetja dhe mbajtja e klientëve jashtë Fiverr dhe Upwork
- Kohëzgjatja 1 muaj
- 12 Ligjërata
- Videot: 20 orë mësimore
- Niveli Mesatar - I Avancuar
- Certifikatë e validuar online pas përfundimit të kursit
- Akses të përhershëm
- Aksesoni kursin në çdo pajisje – Desktop, Tablet ose Celular
Mësim interaktiv
Angazhohuni në seanca të drejtpërdrejta me mentorin dhe bashkëmoshatarët tuaj për një përvojë gjithëpërfshirëse të të mësuarit.
Ushtrime praktike
Zbatoni konceptet përmes projekteve dhe detyrave praktike për të përmirësuar aftësitë tuaja.
Mentorë me përvojë
Mësoni nga një profesionist i pavarur me përvojë, i cili sjell njohuri të botës reale në klasë.
Ideale Për ?
Fillestarë në Freelancing: Individë që janë të rinj në freelancing dhe duan të fillojnë me bazat.
Individë që duan të ndryshojnë karrierën: Profesionistët që duan të fillojnë të kenë një karrierë në freelancing.
Të apasionuarit pas punës në distancë: Individë të interesuar për të eksploruar mundësitë e punës në distancë.
Freelancers që duan të përmirësojnë aftësitë: Freelancers që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të zgjerojnë mundësitë e tyre.
Anëtarë nga Komunitete për Teknologjinë: Anëtarë aktivë të komuniteteve për teknologjinë të interesuar në freelancing.